Zvicra kuota për emigrantët, KE: Vihen në rrezik marrëdhëniet dypalëshe

Në Zvicër kanë hyrë në fuqi kuotat për qytetarët e Bashkimit Evropian që mund të shkojnë atje për të punuar për një vit. Qeveria zvicerane deklaron se emigracioni ka arritur nivele të papranueshme, me të huajt që përbëjnë çerekun e popullsisë.Zvicra ka arritur një sërë marrëveshjesh me BE-në për lëvizjen e lirë të qytetarëve, në këmbim të aksesit në tregjet evropiane, megjithëse ajo nuk është anëtare e saj.Komisioni Europian ka paralajmëruar se hyrja në fuqi e kuotave mund të vërë në rrezik marrëdhëniet. Shumica e emigrantëve në Zvicër vijnë nga vende si Gjermania, Spanja, Portugalia dhe Italia.Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se emigrantët nga Portugalia që kërkojnë punë do të preken më shumë nga skema e re.E dërguara e BBC në Gjenevë thotë se Zvicra nuk duhet të ankohet shumë. Ajo ka një kuotë papunësie më pak se 3 për qind, një rritje ekonomike më të lartë se parashikimet dhe një monedhë të fuqishme në tregun valutor.Një deklaratë e fundit e qeverisë thotë se numri i personave në ardhje në vend ka tejkaluar numrin e atyre që largohen me 80 mijë njësi në vitet e fundit.Palët politike po i ushtrojnë presion qeverisë zvicerane. E majta dhe e djathta, deklarojnë se emigracioni ka arritur nivele të papranueshme.