Parandalohet sulmi me armë kimike i “Al-Qaeda-s” në Europë

Autoritetet në Irak kanë deklaruar se kanë arrestuar një grup të “Al Qaeda-s”, i cili po përgatitej për një sulm me armë kimike në Europë dhe Amerikën Veriore.Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, tha se 5 persona u arrestuan pasi shërbimet inteligjente zbuluan planin e sulmit pas tre muajsh monitorim.Pesë personat kishin laboratorë për krijimin e armëve kimike. Armët që u gjetën aty, kishin një rreze prej 1.5 km në rast përdorimi.Të pestë të arrestuarit rrëfyen të gjithë planin, pasi u shoqëruan në departamentin e policisë. Ky operacion u krye në bashkëpunim me policinë dhe shërbimet sekrete.