Turqi, arrestohen 12 të dyshuar si terroristë
Policia turke arrestoi sot 12 persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me organizata terroriste.Guvernatori i provincës së Adanasë, ku ndodhi arrestimi, refuzoi që të publikonte emrin e organizatës së dyshuar, por mediat turke besojnë se të arrestuarit janë pjesë e organizatës xhihadiste siriane, Fronti i Al-Nusrës.Arrestimet u koordinuar në tre qytete kryesore, në Stamboll, Adana dhe Mersin.Al-Nusra është një prej fraksioneve më radikale dhe aktive në luftën kundër presidentit Bashar al-Assad në Siri, ndonëse zyrtarisht nuk është e lidhur me frontin kryesor të rezistencës.Al-Nusra ka ngjallur në të shkuarën shqetësim për rreshtimin në krahun e Al-Kaedës, duke u vendosur në “listën e zezë” të terrorizmit nga SHBA.Mediat turke informojnë se në arrestime u sekuestrua edhe një sasi kimikatesh, por duhet ende të përcaktohet nëse bëhet fjalë për përbërës që mund të përdoren si armë kimike.