Tërmet i fuqishëm në Filipine

Një tërmet me magnitudë prej 5.7 ballë i shkallës Richter ka goditur pjesën jugore të Filipineve.Zyrtarët thonë se 9 persona, shumica prej tyre fëmijë, janë plagosur.Sipas zyrtarëve, tërmeti ka shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe ka dëmtuar dhjetëra shtëpi.Ishujt Filipine ndodhen në “Unazën e Zjarrtë” të Paqësorit, ku tërmetet dhe aktivitetet vullkanike janë të zakonshme.Një tërmet prej 7.7  ballë i shkallës Richter ka vrarë afro 2,000 njerëz në veri të ishullit Luzon, në vitin 1990.