Hagel në Singapor për Forumin e Sigurisë

Zyrtarë të mbrojtjes nga rajoni i Azi-Paqësorit kanë filluar forumin vjetor të sigurisë me bisedime që përqëndrohen tek siguria kibernetike, mosmarrëveshjet mbi ujërat territoriale dhe programin bërthamor të Koresë së Veriut.Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel thotë se do të flasë mbi sigurinë kibernetike në fjalimin që mban sot në Dialogun Shangri-La të Sigurisë në Singapor. Ai tha në komentet për gazetarët gjatë udhëtimit për në Singapor se kjo çështje ka të ngjarë të ngrihet për diskutim edhe në një takim të shkurtër me delegatët kinezë, ndërkohë që vazhdojnë punimet e konferencës.Sipas njoftimeve të fundit të autoriteteve amerikane, hakera kinezë kanë vjedhur të dhëna dixhitale nga dhjetëra programe të Pentagonit për armët si dhe teknologji të tjera të mbrojtjes.