Itali, 2 raste me virusin sarsi
Sarsi i ri mbërrin edhe në Itali. Dy raste u regjistruan me këtë virus u shënuan në shtetin fqinj, një prej të cilëve është një vajzë e dy-vjeçare.Mediat italiane theksojnë treguan se i infektuari tjetër me virusin e sarsit është një burrë 45 vjeç, i cili kishte udhëtuar në Jordani. Ai ishte prekur nga virusi që shkakton kolle, temperaturë të lartë, vështirësi në frymemarrje e në rastet më ekstreme, edhe bllokim të veshkave.Ai është shtruar në një spital në qytetin Toskana dhe po mbahet në izolim ku monitorohet me rreptësinë më të madhe nga mjekët.Vendi më i prekur nga sarsi i ri është Arabia Saudite me 39 raste të raportuara si të prekura nga virusi dhe 25 vdekje.Mers-Cov, siç e ka quajtur Organizata Botërore e Shëndetësisë, është përhapur nga vendet e Gjirit Persik në Francë, Britani e Gjermani.