“Memorja e Ballkanit” për herë të parë në Shqipëri: Ruani arkivat audiovizuale

Për të bërë të mundur shpëtimin e një pjese të rëndësishme të kulturës shqiptare që gjendet në arkivat audiovizuale dhe kinematografike, Menaxhererja e Projektit “Memorja e Ballkanit” Delphine Wibaux nga Franca ka ngritur alarmin për ndërhyrjen urgjente që duhet bërë në drejtim të ruajtjes dhe përmirësimit të kushteve në të cilat ndodhen arkivat audiovizuale sot.“Duke u mbështetur në vëzhgimin tim dua të tërheq në mënyrë urgjente vëmendjen në drejtim të përmirësimit të ruajtjes së koleksioneve, pasi kushtet e tanishme cojnë drejt zhdukjes. Gjithashtu urgjent duhet edhe formatizmi i koleksioneve të vjetra dhe krijimi i sistemit të informacionit për përdorimin e lehtë të këtyre pasurive”u shpreh Wibaux.Sipas Ministrit të Kulturës, Aldo Bumci, ky projekt është i një rëndësie të vecantë për ruajtjen e vlerave kulturore.Seminari “Memorja e Ballkanit”mbahet për herë të parë në Tiranë, i cili mbledh nga data 6-8 përfaqësues nga arkivat e vendeve të Ballkanit Jug-perëndimor, për të debatuar mbi probleme që kanë lidhje me ruajtjen dhe restaurimin e arkivave audiovizuale, kinematografike, mbi fondet dhe formatet që janë më në rrezik si dhe ndërhyrja e domosdoshme para procesit të dixhitalizimit të tyre. Ky projekt është i bashkëfinancuar nga Komisioni Europian.