Aleancat zgjedhore, LSI: Në 2009 donim PS, sot ndajmë përvojë të mirë me PD

Dhe pse nuk ka një qëndrim të prerë nga Lëvizja Socialiste për Integrim lidhur me forcën me të cilën do të përafrohet për aleancë në zgjedhjet 2013, kjo parti duket se do shkojë në këto zgjedhje me një përvojë pozitive bashkëqeverisje me PD, duke lënë të hapur pse jo një rikonfirmim të kësaj alenace. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Lefter Koka për RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, në një retrospektivë të tij në 2009 deklaroi se dëshira e LSI ishte për një koalicion me PS, për vetë tiparet majtiste të kësaj partie, ndërsa sot që flasim, ai u shpreh se LSI ndan një përvojë të mirë koalicioni 4 vjecar me PD.“Ne jemi forcë e majtë politike, në 2009 ndoshta do të dëshironim shumë të bashkëqeverisnim me PS por su bë e mundur për shkak të numrave, ndërsa sot kemi një kujtim jo të keq në katër vjet qeverisje me PD. LSI ka kërkuar në shumë raste edhe ti imponohet PD në ligje të vecanta. Ne me shumë përkushtim kemi dhënë kontribuitin tonë, të gjithë Ministrat e LSI kanë punuar me një përkushtim maksimal. Në bashkëqeverisje ne kemi ndihmuar njëri- tjetrin, nuk besoj që ka forcë politike apo individ që mos të gabojë, por me rëndësi është që ato të korrigjohen” tha ai.Megjithatë Koka shtoi se është ende herët për të dhënë një qëndrim të qartë, pasi vendimi  nga LSI do të merret në përputhje me zhvillimet politike që do të pasojnë gjatë kësaj periudhe.“Jeta aq sa është e gjatë aq është edhe e shkurtër, vendimin smund ta marrim dot sot sepse zhvillimet politike mund të shoqërohen me ndryshime. Një gjë është pozitive sot, pasi nëse në 2009 dy forcat politike kërkonin të na asgjësonin, tani të gjitha partitë na kërkojnë si partner. Ne kemi bërë analizën e duhur lidhur me zonat dhe elektoratin ku duhet të përqëndrohemi, kodi na privilegjon me monitorimin përmes komisionere  tanë, jemi të barabartë përballë forcave tjera dhe shpresoj që dhe rezultati do jetë më i madh” u shpreh Koka.Deputeti i LSI ka vlerësuar pozitivisht edhe nismën e Presidentit të Republikës për konsultime  me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, të cilat dhanë edhe produktin vendimtar ditën e sotme duke caktuar datën 23 qershor 2013, si datën në të cilën do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Në lidhje me arsyen se pse u vendos kjo datë dhe jo 23 dhjetori, të dyja këto obsione të mundshme, Koka tha se kjo erdhi vetëm për shkak se alternativa e fundit përkonte me fillimit e sezonit të pushimeve dhe sezonin e provimeve të studentëve dhe në këto kushte 23 qershori u vlerësua si më e përshtashme. Ndërkaq ai shtoi se një dekretim sa më shpejtë i kësaj date nga Presidenti në përputhje dhe me afatet që përcakton Kushtetuta do të ishte në të mirë të forcave politive, por në mënyrë të vecantë për KQZ, për ti dhënë hapësirën dhe kohën e nevojshme për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.“Presidenti Nishani ndërmori këtë nismë konsultimesh me partitë politike. Nuk ka patur dicka të vecantë përzgjedhja, por duke menduar se afrohemi afër sezonit të pushimeve dhe sezonit të studentëve menduam si të përshtatshme datën 23. Kjo është një nismë për tu përshëndetur, një ogur i mirë, dekretimi i Presidentit do të përkojë dhe me nisjen e punës së KQZ. Ndaj krahas datës së zgjedhjeve u diskutuan edhe problem të tilla që mund të vijnë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve. Sigurisht Presidentin Kushtetuta nuk e lejon të bëjë dekretimin pas dhjetorit, është shumë mirë dhe në favor të politikës që data të jetë sa më e shpejtë, jemi brenda kontestit ligjor, kërkohet vullneti i palëve politike për të realizuar këtë proces. Në mënyrë të padiskutueshme rëndom ka ndodhur që në pamje të parë ska munguar vullneti, por gjithmonë ka pasur një palë që ka pranuar rezultatin” deklaroi deputeti Koka.E në këtë betejë elektorale, Koka shprehet se LSI është më e fortë dhe më e pjekur politikisht për të nisur ashtu sic duhet fushatën elektorale. Tashmë kemi më shumë për të thënë para elektoratit, tha ai, ndërsa vlerësoi se edhe zgjedhjet e fundit dhe strukturimi i brendshëm e ka bërë LSI një forcë edhe më shumë atraktive. Si përfaqsues i Durrësit, ligjvënësi i LSI u shpreh se kjo forcë është mëse e konsoliduar, ndërsa atë cfarë e sheh si bonus të kësaj partie janë kontaktet e afërta dhe të drejtëpërdrejta me elektoratin.“Zgjedhjet 2009 e nxorën LSI shumë më të fortë dhe të pjekur politikisht, ka dhënë kontribut të cmuar në bashkëqeverisjen me PD, kontribut në zgjedhjen e Presidentit, në plotësimin e pyetësorit, liberalizimin e vizave. Tashmë kemi më shumë për të thënë, jemi më të sigurt, pranë kësaj force politike e gjejnë veten të rinjtë, gratë dhe vajzat. Kjo është një risi, mënyra e përzgjedhjes qoftë dhe në Konventë po e bën shumë atraktive LSI-në si forcë politike. Në tërë Shqipërinë, në vecanti në Durrës LSI ndihet e konsoliduar, janë të ofruar në LSI personazhe me emër të PS. Operohet me të gjitha strukturat në rrang qarku, duke kërkuar që këtë forcë ta zgjerojmë më shumë, jam i bindur se rezultatet e 2013 do të jenë shumë më pozitive për LSI sesa ato të 2009. Sot mënyrat kanë ndryshuar, forcat e mëdha politike i emërojnë depuetët, një gjë shumë e dëmshme që ka shkëputur deputetin nga zgjedhësit. Ndryshe, tek LSI përfaqësuesit i kanë shumë më të mëdha kontaktet me zgjedhësit e tyre” theksoi ai.Një fushatë të ashpër parashikon kreu i grupit parlamentar të LSI, por mbetet i sigurt se debati taksë e sheshtë apo progresive nuk do të kulmojë në të dhënit të pushtetit një x force politike.“Besoj që duhet të jetë një fushatë relativisht e ashpër si për mazhorancën dhe opozitën. Nuk besoj që taksa e sheshtë apo progresive do të kulmojë për ti dhënë pushtetin dikujt. Politikat ekonomike janë pikërisht në shërbim të njerëzve, ne duhet të bashkëpunojmë si politikanë për t`iu mundësuar biznesmenëve për të pasur një aktivitet sa më fitimprurës” deklaroi në RTV Ora Neës deputeti Lefter Koka.