"Charles Telford Erickson", "misionari" i pavarësisë në librin e Mal Berishës
Shpesh figurat më të shquara të huaja ose jo, të cilët i kanë dhënë kontributin Shqipërisë dhe shqipëtarëve, janë lënë nën pluhrin e harresës. Në këtë domosdoshmëri vjen Mal Berisha me librin e tij "Charles Telford Erickson", misionarit i cili ndihmoi në jetësimin e 100 vjetorit të pavarësisë.Në promovimin e librit të tij nga njëra anë dhe në përkujtimoren e Erickson nga ana tjetër, pjesëmarrës u bënë kryeministri Sali Berisha, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, kryetari i bashkisë Lulzim Basha dhe personalitetet më të rëndësishme nga rradhët e politikës, medias dhe artit."Ai e deshi Shqipërinë dhe i përkushtoi jetën e tij për këtë vend dhe popull. një person që përkujdesej për shqipërinë dhe e ndoqi shqipërinë gjatë gjithë jetës së tij. ai ndërroi jetë në vitin 66 dhe në fakt në këtë vit erikson do kishte kuptuar që shqipëria ishte në prag të zhytjes në një periudhë shumë të vështirë, nga më të vështirat e këtij vendi. Mendoj si do kishte menduar ai po të shihte Shqipërinë tani. Jam i kënaqur se zoti Mal pati mundësinë të futej thellë në personalitet dhe të na e sillte atë"deklaroi Arvizu.“Ku qëndron forca e jashtëzakonshme e misionarit? Qëndron tek tek besimi i pashtershëm. Vetëm kjo forcë mund t’i mësojë njeriut që të jetë humanist i madh ungjillor i përsosur, pedagog i shkëlqyer historian dhe studiues pasionat, poet i vërtetë. Erikson dhe ungjillorë të tjerë u shndërruan në avokatë të shkëlqyer të një kombi mbi të cilën po bëheshin badërditë e kohës, por merita e parë dhe më e përsosur i takon atyre misionarëve, të cilët në dhjetëra shkrime e dokumenta informonin, sensibilizonin kombin, vendin, presidentin dhe qeveritë e tyre mbi atë çpo ndodhte me shqiptarët. Erikson i gjeti shqiptarët në një agim, i gjeti ata padiskutim kombin më të varfër dhe të zhytur në mjerim në këtë kontinent, i gjeti ata në kombin që sapo formoi alfabetin e tij, i gjeti si vendin ku pak kilometra po të largoheshe nga qyteti konstatoje se koha kishte ndaluar, kishte mbetur në kohëra të largëta, po i gjeti ata sic thotë ai ky komb është një zambak i bukur por i rrethuar prej ferrash”- u shreh Kryeministri Berisha.Vetë autori Mal Berisha i përshëndeti pjesëmarrësit nga Amerika nëpërmjet një videomeazhi në Skype.“Jam shumë i nderuar që ia kushtova këtë vepër njërit prej figurave më të ndritura të kombit amerikan që ia kushtoi jetën Shqipërisë”.