Kjo javë e nxehtë për Ramën: Nga Budapesti në Bullgari, shkarkimi i Metës dhe samiti i Ballkanit Perëndimor
Pak ditë para se liderët europianë të marrin vendim nësë BE do t’i hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministri Edi Rama ka nisur lobimin me shtetet anëtare.
Shefi i qeverisë shqiptare, me ftesë të homologut të tij hungarez, po zhvillon një vizitë punë në Budapest për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë si dhe për bashkëpunimet bilateral me dy vendeve
Më pas Rama do të udhëtojë drejt Bullgarisë.
Të mërkurën do të jetë seanca parlamentare ku do të shqyrtohet kërkesa e maxhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Të enjten do të mbahet në Tiranë samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nuk është konfirmuar ende prania e zotit Kurti.
Samiti do të drejtohet nga kryeministri Rama dhe do jetë i pranishëm edhe komisioneri i BE-së, Oliver Varhelyi, informon gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi.
Me 22 qershor krerët e BE-së duhet të vendosin me unanimitet nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë të kenë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare, pavarësisht se ende nuk është bërë i qartë qëndrimi i Bullgarisë ndaj fqinjit tonë.
Integrimi i rajonit në BE është parë edhe si një mënyrë për të frenuar influencën ruse dhe kineze në vendet e Ballkanit Perëndimor.
