Rama: Nodhem sot në Budapest me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán
Pak ditë para se liderët evropianë të marrin vendim nëse BE do t’i hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministri Edi Rama ka nisur lobimin me shtetet anëtare.
Shefi i qeverisë shqiptare, me ftesë të homologut të tij hungarez, po zhvillon një vizitë punë në Budapest për ecurinë e integrimit evropian të Shqipërisë si dhe për bashkëpunimet bilateral me dy vendeve.
Ndërsa të martën Rama do të udhëtojë drejt Bullgarisë, shteti që ka vendosur veton ndaj Maqedonisë së veriut.
Të enjten, Rama së bashku me euro-komisionerin Oliver Varherly do të drejtojë samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili do të zhvillohet në Tiranë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ende nuk ka konfirmuar nëse dot ë marrë pjesë në takimin e liderëve të rajonit.
