Kuçovë/ Banorët përplasen me policinë: Më merrni ja ku jam, më vrisni. Jam e vrarë se dua të ushqej fëmijët

"Më merrni ja ku jam, më vrisni. Jam e vrarë se dua të ushqej fëmijët."

Kjo është thirrja që dëgjohet në përplasjen  mes policisë dhe banorëve të Lumasit gjatë protestës ditën e sotme, 7 qershor.

Banorët janë konfliktuar fizikisht me policinë të cilët kanë tentuar të kalojnë kordonin dhe të ndalonin punimet që skrepi firmes zbatuese po kryente për hapjen e kanalit.

Gjatë protestës janë shoqëruar dhe disa banorë të zonës. Të dëmtuar kanë ngelur dhe tre persona të cilët janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Kucoves.

"Kërkojmë të drejtën tonë që ushqehemi me këtë pasuri. Ai burim është nga Perëndia, e ka nxjerrë në sipërfaqe dhe jo ta fusim në dhe ta fshehim. Iku koha e Enver Hoxhës, iku zotërinj. I bëj thirrje policisë që është zonë e mbrojtur e kategorisë së drejtë.  Unë jam socialist prej 30 vjetësh dhe këtë pasuri nuk ma kanë marrë, e dinë që të gjithë."

Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për kundërshtimin e projektit të Bashkisë për ndërtimin e një ujësjellësi.

Kuçovë/ Banorët përplasen me policinë: Më merrni