Të ndalet ndërtimi i ujësjellësit mbi kanion, banorët e Lumasit barrikadë, FNSh i shpërndan me forcë

Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë përshkallëzuan protestën kundër ndërtimit të ujësjellësit.

Thonë se ky shfrytëzim i ujit të fshatit do ti linte aata pa furnizim pasi ai është i vetmi burim jetese për ta.

''Me merrni ja ku jam, me vrisni. Se jam e vrarë do të ushqej fëmijët. ''

Bashkë me përshkallëzimin e protestave ishte mobilizuar edhe policia.

Mjetet e firmës ndërtuese, shoqëroheshin nga dhjetëra efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Banorët bënë barrikadë në rrugë, ndërsa sektori i Forcave Speciale i shpërndau me forcë.

Të ndalet ndërtimi i ujësjellësit mbi kanion, banorët e

Ata pretenduan se gjatë protestës janë dhunuar nga Policia.

''Ai burim është nga Perëndia" thotë një banor ndërsa tregojnë përplasjen 

"E ka tërhequr zvarrë dhe i binte me këmbë nga mbrapa. ''

''I armatosi deri në dhëmbë. ''

''Jemi dhunuar nga policia. ''

''Po t'i shikosh dhunimet e mia ti, po s'dua të t'i tregoj këtu. Kam ndenjur dy ditë shtrirë. ''

Të ndalet ndërtimi i ujësjellësit mbi kanion, banorët e

Njëri prej protestuesve u pa i rrëzuar përtokë në gjendje të fikëti.

Banorët e fshatit Lumas kanë protestuar disa herë deri më tani kundër ndërtimit të ujësjellësit, ndërsa kanë ngritur padi në SPAK për kryetarin e Bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari.

Të ndalet ndërtimi i ujësjellësit mbi kanion, banorët e