Ndërtoi pa leje dhe ushtroi dhunë ndaj policit, arrestohet 44-vjeçari në Elbasan

Një 44 vjeçar nga Elbasani është arrestuar pasi është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje e organeve përkatëse.

Siç njofton policia, shtetasi S. Ll,  banues në fshatin Bradashesh, Elbasan shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake Elbasan, shtetasit P. Gj.     

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme.