Krimi në Shkodër/ Vëllai vrau të motrën e kthyer nga Gjermania për para, bixhoz e alkool
Një debat për një shumë parash dhe konflikte të vazhdueshme për varësi nga bixhozi e alkooli, dyshohet se ishin motivi i krimit makabër në Shkodër, ku 55 vjeçari , Fabjan Vuka vrau dhe mbajti për dy ditë të vdekur në banesë, motrën 58 vjeçare Diana Vuka.

Gruaja ishte kthyer të premten, 4 qershor, nga Gjermania ku punonte dhe menjëherë kishte humbur kontaktet me anëtarët e tjerë të familjes dhe personat e njohur.
Burimet thonë se ajo kishte bërë një porosi për mobilimin e shtëpisë me vlerë 4 mijë euro. Por dyshohet se 55 vjeçari ka qenë kundër këtij shpenzimi, duke i kërkuar që paratë t'ia jepte atij.
Dyshimet e policisë janë se 58 vjeçarja u ekzekutua mbrëmjen e 4 qershorit, duke u mbajtur në dhomën e saj të gjumit e vdekur deri mbrëmjen e së dielës, (6 qershor 2021) kur krimi u zbulua nga policia.
Gjatë kësaj kohe 55 vjeçari, mësohet se ka lëvizur i lirë në lagje, duke luajtur bilardo e frekuentuar lokale, çka hedh dyshime se ai është përpjekur të japë idenë se asgjë nuk kishte ndodhur.
E qelloi 4 herë
Burimet thanë se 55 vjeçari, përdori një pistoletë me silenciator, me të cilën e qëlloi motrën katër herë.
Brenda banesës policia mësohet se gjeti disa shishe birre, 1.5 litërshe, çka ka ngritur dyshimet se autori ka qenë në gjendje të dehur, kur ekzekutoi motrën.
Nën efektin e alkoolit 55 vjeçari mësohet se ka qenë edhe në momentin kur u vu në prangat e policisë, që ne orët në vijim, ritet të merret në pyetje për motivet e ngjarjes.
55 vjeçari, Fabian Vuka, ishte i pamartuar dhe njihej si njeri i varur nga alkooli dhe bixhozi. Ndërsa rezulton se ka qenë i dënuar për 10 vite burg për tentativë vrasjeje në Shkodër.
