Parcela me kanabis, pranga policit në Tiranë
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 7 Qershor 2021, 11:21
Policia e Tiranës ka vënë n pranga 3 shtetas, njëri prej tyre polic.
Policia ka arrestuar shtetasit A. G., 68 vjeç, M. G., 53 vjeç dhe E. G., 27 vjeç pasi në vendin e quajtur Dritas, lagjja Parroce, në sipërfaqet e tokave në pronësi të tyre, u konstatuan bimë të dyshuara narkotike kanabis.
Policia gjithashtu ka proceduar penalisht shtetasit L. G., 51 vjeçe, S. G., 67 vjeçe dhe K. G., 54 vjeçe, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit F. G., A. G., A. G dhe B. G.
E. G. dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Veprimet procedurale u kryhen në bashkëpunim me SHÇBA-në.