Vëllai vret motrën në Shkodër, dyshohet se lekët ishin shkaku i konfliktit

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën mbrëmjen e së dielës, 6 qershor ku krimi goditi në familje.

Fabian Vuka 55 vjeç dyshohet se ka ekzekutuar me armë zjarri të motrën 58 vjeçare Diana Vuka, e cila vetëm tre ditë më parë ishte kthyer nga gjermania.

Ngjarja është zbuluar pas denoncimit në polici për zhdukjen e 58 vjeçares Diana Vuka, e cila kishte 3 ditë që ishte kthyer nga Gjermania.

Krimi mendohet të ketë ndodhur gjatë ditës së premte, 4 qershor ku nën efektin e alkoolit dhe pas një konflikti që kishte pasur me të motrën 55-vjeçari e ka ekzekutuar me armë tip silenciator duke e lënë të vdekur dhe më pas e ka mbajtur brenda në shtëpi deri të dielën, 6 qershor kur është zbuluar kjo ngjarje.

Thuhet se denoncimi është bërë nga ana pastrueses që Diana Vuka kishte në shtetin gjerman, ku ajo jetonte e vetme. Kjo e fundit për shkak të humbjes së kontakteve ka bërë denoncimin.

Pas veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar armën dhe brenda banesës ka gjetur shishe alkooli. Dyshimet janë që konflikti mes palëve të ketë lindur për  çështje lekësh. E motra gjatë kohës që jetonte në Gjermani i dërgonte lekë të vëllait. Kjo do të saktësohet pas marrjes në pyetje të 55 vjeçarit.

Nga ajo që raporton policia, palët kanë pasur konflikte edhe më herët gjatë viteve të shkuara.