Ekzekutimi i biznesmenit në Ksamil, dyshohet se u qëllua nga 4 persona me armë silenciator
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2021, 08:56
Biznesmeni Gramoz Memaj mbeti i vrarë si pasojë e një atentati mbrëmjen e djeshme, 6 qershor në Ksamil. Memaj u qëllua pranë banesës së tij, ndërsa për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë rrugës për në spital.
Burime për ora News bëjnë me dije se dyshohet se katër persona kanë qëlluar në drejtim të 40-vjeçarit, duke i shkaktuar atij plagë në trup, nga të cilat nuk mundi dot të mbijetojë.
Sipas fqinjëve të viktimës, Gramoz Memaj nuk ishte i martuar, jetonte vetëm me të ëmën prej vitesh. Nëna e tij ka qenë në banesë në momentin e vrasjes. Sipas fqinjëve nuk janë dëgjuar të shtënat e armëve, por vetëm ulërimat e nënës.
