Matura 2021, sot provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, rregullat që duhen ndjekur

Maturantët do t'i nënshtrohen sot provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Provimi do të nisë në orën 10:00 të mëngjesit deri në orën 12:30.

Nuk janë raportuar problematika deri në këto momente.

Dukë marrë parasysh faktin e rrezikut të koronavirusit,  në klasa do të jenë 10 deri në 15 nxënës në, duke siguruar distancën mes tyre, raporton gazetraja e Ora News, Anxhela Celibashi.

Një ndër rregullat e tjerë andti-covid është mbajtja e maskave në ambientet e brendshme të shkollës dhe dezinfektimi i nxënësve dhe ambinteve të shkiollës.

 Nxënësit  që janë të infektuar me COVID duhet ta japin provimin në sezonin e vjeshtë.

Për sa i përket rregullave të provimit, maturantët  duhet  të kenë me vete vetëm kartën e identitetit, një shishe ujë dhe stilolaps.

Gjithsej janë 34 mijë maturantë në të gjithë vendin, të cilët sot do të kryejnë provimin e dytë të maturës, pas provimit të ghuhës së huaj

Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë). Mbikëqyrja bëhet me përfaqësues të MASR, përgjigjes administrimi. Më 11 qershor maturantët do të japin provimin e Matematikës, ndërsa më 15 qershor atë të lëndës me zgjedhje.