Nis shembja e ndërtimeve pa lejë në Ksamil dhe Velipojë
Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga objekti i pare i shembur ne Ksamil, ne kuadër te operacionit ''Bregdeti ynë'' i cili parashikon qe deri me 30 qershor të shemben edhe 29 godina të tjera pa lejë.
Krahas Ksamilit në Jug të vendit, operacioni për shembjen e objekteve pa leje në vijën bregdetare nisi edhe në skajin tjetër të bregdetit shqiptar, në Velipojë.
Mjetet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nisën rrëzimin e 15 objekteve të evidentuara tanimë si ndërtime pa leje.
Në të dy pikat turistike, aksioni nisi pa përplasje e debate.
Dy përfaqësues të lartë të Ministrisë së Brendshme, zëvendësministrat Besfor Lamallari dhe Julian Hodaj po ndiqnin aksionin nga dy skajet e vendit.
Nga Velipoja duke i quajtur ndërtimet në bregdet një masakër, tha se prishjet në nisje të sezonit turistik nuk dëmtojnë turizmin dhe as imazhin e vendit.
Hodaj nga ana tjetër, tha se do të ketë zero tolerancë, jo vetëm ndaj atyre që kanë ndërtuar, por edhe ndaj institucioneve vendore që kanë lejuar ndërtimet.
Aksioni “Bregdeti Ynë” i lajmëruar pak javë më parë nga kreu i qeverisë Edi Rama, pritet të përmbyllet me 30 qershor me planin paraprak të prishjes së të gjithë ndërtimeve pa leje.