Prenë pemët, procedohet inspektori i pyjeve në Pogradec dhe 3 shtetas të tjerë

Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht 3 shtetas, pasi akuzohen se prenë pyjet në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe inspektori pyjor pranë bashkisë Pogradec, për shpërdorim detyre.

Policia ka sekuestruar 85 metër sterë dru zjarri, pa dokumentacion. Gjatë kontrollit të zhvilluar në fshatin Bishnicë, Pogradec, në banesat e shtetasve L. L., 51 vjeç, D. L., 56 vjeç dhe Sh. L., 58 vjeç, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 85 metër sterë dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, të cilën këta shtetas kishin qëllim që ta shisnin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan penalisht tre shtetasit e mësipërm, për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve", si dhe shtetasin F. M., 53 vjeç, me detyrë inspektor pyjor pranë Bashkisë Pogradec, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", pasi nuk ka informuar për këtë veprimtari të paligjshme që është kryer në zonën pyjore që ky shtetas ka nën kontroll dhe monitorim. 

Materialet i kaluan Prokurorisë Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.