Shitësit ambulantë protestë në Durrës: S`na lënë të punojmë, po ushtrojnë terror

"Natën e parë na goditi tërmeti, natën e dytë pandemia, tani po na godet qeveria. Ja dhamë votën dhe prapë po na kundërshton."

Shitësit ambulantë të plazhit të Durrësit, protestuan të hënën (7 qershor)  para Bashkisë.

Ata thonë se prej një jave, policia Bashkiake me urdhër të Emirjana Sakos po i terrorizon.

"Nuk pengojmë asnjë. Kam 500 probleme, kemi zënë nga një cep, të vijnë dhe t'i paguajmë vetëm mos të bëjnë terror, na bëri gjysmë robi se jam me fëmijë në plazh."

Policët na vijnë çdo sekondë nga mbrapa sikur jemi qen, jo qytetarë të Durrësit. Nuk kemi dalë për qejf në diell, por kemi dalë për hall."

"Policia bashkiake thotë nuk ka urdhër, e ka ndaluar bashkia. "

Tregtarët thonë se janë të gatshëm të paguajnë edhe taksa për aktivitetin e tyre

"Të na japin lejë, të na pajisin me lejë jemi dakord të paguajmë taksa. "

"I bëj thirrje qeverisë për fushatë vijnë çdo ditë duke na kërkuar vota. Sot ne jemi pa punë, mua më ka dëmtuar tërmeti shtëpinë, shes kokoshka në pazar. Kërkoj të na japë lejë të punojmë, kundrejt pagesës. Policët na vijnë çdo sekondë nga mbrapa sikur jemi qen, jo qytetarë të Durrësit. Nuk kemi dalë për qejf në diell, por kemi dalë për hall."

Thonë se punojnë për të mbajtur familjen me bukë, pasi vetë, sezoni veror është shpëtim për ta.

"Ne presim të punojmë të ushqejmë kalamajtë, si do i ushqejmë kalamajtë ne. Nëse ata thonë që ne jemi jashtë rregullave, le të na fusin në rregulla."

"Dal më shumë për ilaçe, burrin e kam të sëmurë. Unë duhet të punoj se ai  do ilaçe. "

Shitësit ambulantë kërkojnë zgjidhje të menjëhershme nga Bashkia e Durrësit, për t’i lënë ata që të ushtrojnë aktivitetin e tyre si të gjitha vitet e mëparshme.