Astir: 37 vjeçari sulmohet me armë të ftohtë, përfundon në spital

Persona të paidentifikuar ende kanë goditur me një mjet prerës  shtetasin F.D, rreth 37 vjeç.

Dyshohet se shkaku është konflikt për motive të dobëta

I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën, sipas informacionit paraprak të Policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.