Shpërndante kokainë në doza të vogla, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2021, 10:11
Policia e Vlorës ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Mësohet se në prangat e policisë ka rënë një 34-vjeçar nga Vlora.
Arrestimi i shtetasit M. S., 34 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
