Vuloset edhe rezultati i Beratit, Kolegji rrëzon kërkesën e opozitës për pavlefshmëri, LSI pa mandat

Pas Gjirokastrës dhe Vlorës, Kolegji Zgjedhor vulos edhe rezultatin e zgjedhjeve në Berat, i cili mbetet i padryshueshëm nga 25 prillit.

Trupa gjyqësore ka rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI për përsërtijen e zgjedhjeve në këtë qark, ku partia e Monika Kryemadhit nuk arriti të merrte do të një mandat deputeti vetëm për 58 vota, ndërsa PS mori 5 deputetë dhe koalicioni PD-AN u nda me dy mandate.

Me datën 9 qershor do të shqyrtohet Durrësi nga Kolegji, ndërsa një ditë më pas do të diksutohet për qarkun e Shkodrës.