Fitoi Champions League, Abramovich shpërblen Tuchel me një kontratë të re
Zyrtarisht janë kampionët e Evropës dhe po shijojnë pushimet edhe pse pothuajse i gjithë grupi i lojtarëve janë të angazhuar në Euro 2020 me përfaqësueset përkatëse.
Gjithsesi presidenti Abramovich ka vendosur të shpërblejë punën e mirë që ka bërë trajneri Thomas Tuchel duke i zgjatur kontratën.
Kështu tekniku gjerman ka hedhur firmën në kontratën e re deri ne vitin 2024 duke e zgjatur me një tjetër vit e për më tepër me një rritje page siç bëhet e ditur nga shtypi britanik.
Tuchel zbarkoi në janar në Londër pasi ishte shkarkuar nga PSG ndërkohë që Chelsea kishte larguar Lampard dhe në pak muaj arriti ta çonte ekipin në majën e futbollit evropian dhe rinovimi për të është plotësisht i merituar.
Contract extension to June 2024 for Thomas Tuchel. ????????
— Champions of Europe ???? (@ChelseaFC) June 4, 2021
