Andoni: Shqipëria nuk plotëson dot kushtin e mjedisit për të futur në BE, do i duhen 50 vite
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se Shqipëria nuk plotëson dot kushtet e mjedisit për tu integruar.
Sipas tij, edhe figura si Ahmet zogu dhe Enver Hoxha ishin të pakapshëm për tu dënuar me firmat që kanë hedhur në ato që kanë bërë.
Andoni: Kapitulli më i vështirë i integrimit është ai i mjedisit. Me reformën e ngecur territoriale atë që i kemi bërë ne natyrës, këtë kapitull nuk do ta bëjmë do të për 50 vite. Ne patëm fat me NATO-n dhe vizat duke kaluar atë pragun.
Nga ana historike, Zogut po ti shohësh dokumente, ka shumë pak vendime me firma. Edhe Hoxhën nuk e kap dot me firma, me gjithë gjërat e këqija që ka bërë. E njëjta gjë ndodh edhe sot me këta zyrtarë, që livadhisin kështu. Vetëm ai që ka hedhur firmën dënohet.

