Dervishi: Deputeti sjell tenderin e merr 50%, kur je jashtë Evropës mund të vjedhësh

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Ferdinad Dervishi u shpreh se korrupsioni dhe krimi janë kushte shumë të forta për tu futur në BE.

Sipas tij, krimi po vepron pasi nuk ka një shtet të fortë, duke shtuar se kjo ka lidhje me aferat dhe mos marrëveshjet me tenderat.

Dervishi: Këto ditët e fundit kanë ndodhur shumë atentate mafioze. Ne kemi pasur periudha kur shteti nuk lejonte njeri që të mbante armën në brez dhe të lëvizte vërdallë. Nëse do shteti forcohet dhe shkon në këtë nivel dhe nuk mund të dalë dikush me armë në brez e të vrasë.

Kjo ndodh kur shteti i merr kriminelët dhe i fut brenda, jo kur ulet me ata në tavolinë e përdor për zgjedhje. Ose kur vjen një palë tjetër dhe u kërkon votën. Këto që po nxjerr krimi dhe nga e vuajnë shqiptarët në kurriz. Krimi dhe korrupsioni janë kushte shumë të forta për në BE.

Këtu jepen tenderat me 50% nga ai që e sjell, p.sh një deputet. Tenderin e merr një i pandershëm ose një i grupeve kriminale dhe vjen të thotë se ka fituar një tender, e të kërkon materiale duke premtuar para nga lekët e qeverisë. Në këtë situatë mund të vidhet dhe të krijohet korrupsion. Prandaj nuk na fusin në korrupsion. Kurse kur je jashtë Evropës mund të vjedhësh e të korruptohesh.