Koka: Reforma në Drejtësi e kontrolluar nga Veliaj dhe Xhafaj, nuk i gjykon aferat e sotme
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se qytetarët shqiptarë kërkojnë drejtësinë e re, por kjo drejtësi merr çështje që janë 10 ose më shumë vite më parë.
Koka: Rama nuk i firmos vetë vendimet për aferat e mëdha në vend, por ia ka dhënë Erion Braçes ose zv. Ministrave të tjerë. Në asnjë nga këto vendime kryeministri nuk e ka firmën. Unë nuk kam besim te kjo reformë do të japë drejtësi, sepse është e kapur nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Veliaj.
Reformë që ia merr drejtësinë një pale dhe ia jep një tjetre, kjo vetëm një drejtësi nuk është, por një mantel mbrojtjeje për mazhorancës. Qytetarët shqiptarë kërkojnë drejtësinë e re, por kjo drejtësi merr çështje që janë 10 ose më shumë vite më parë. Me këto ritme mund të rihapë edhe vetëvrasjen e Mehmet Shehut. Drejtësia nuk flet për ato që ndodhin sot.

