Italia gati për Europianin, lojtarët marrin dozën e dytë të vaksinës
Kur kanë mbetur më pak se 3 javë nga starti i Kampionatit Europian të futbollit, Italia dhe lojtarët e grumbulluar kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-covid teksa atë të parën e morën më 3 Maj.
Vaksinimi shënon dhe hapin e fundit të lojtarëve të grumbulluar nga Italia për Kampionatin Europian dhe më pas të gjithë atë që përfundojnë këtë process do të fluturojnë në Sardenjë për grumbullimin e parë të skuadrës në prag të eventit madhor.
Siç mësohet, të gjithë lojtarët, u vaksinuan me dy doza të vaksinës Pfizer/Biontech në Romë dhe në Milano dhe janë gati për grumbullimin 4-ditor të të kaltërve.
Në Sardenjë, Mancini do të vlerësojë më qartë gjendjen e 33 lojtarëve që ai ka grumbulluar dhe nuk do të jenë prezentë vetëm Jorginho me Emerson të cilët do të jenë të angazhuar në finalen e Champions League me Chelsean.
Ndërkohë, trajneri Mancini i cili së fundmi rinovoi edhe kontratën me Italinë deri në 2026, do të vlerësojë gjendjen e disa lojtarëve si Verrati, Pellegrini, Sensi, Acerbi dhe Spinazzola për të kuptuar nëse do të mund të jenë në formën më të mirë apo të lihen jashtë Europianit.
