Mbyllje dramatike e Premier League, Chelsea e Liverpool shkojnë në Champions
Në Premier League ishte dita e kurorëzimit të Man. City si kampion i Anglisë ku në “Etihad” u zhvillua ceremonia e dhënies së trofeut për Guardiolën dhe skuadrën fituese të sezonit por vëmendja ishte padyshim diku tjetër. Në ndeshjet e tjera luhej për një vend në Champions League dhe Chelsea arrin të kualifikohet me shumë fat, me humbje dhe duhet t’i falet Tottenham.
Në ndeshjen e tyre, skuadra e Tuchel u mund 2-1 nga Aston Villa dhe ekipi që ishte më pranë, Leicester duhej të fitonte por ja nuk e arriti sepse në duelin direkt me Tottenham, u mund 2-3 në një sfidë shumë emocionuese. Vardy me shokë udhëhiqnin 2-1 ndaj Spursave por në pjesën e dytë gjithçka u përmbys nga miqtë me rezultatin 2-4, që ne fakt vetëm me fitore konfirmoheshin në Europë edhe pse në Conference League.
Liverpoolit i mjaftonte fitorja që të mos varej nga të tjerët dhe e arriti në ndeshjen e fundit ndaj Crystal Palace me rezultatin e pastër 2-0. Një arritje e mundimshme por e madhe për të kuqtë që kanë patur shumë probleme këtë sezon.
Skuadra tjetër që siguron Europën është West Ham me fitoren 3-0 ndaj Southampton teksa mbetet jashtë Arsenali pavarësisht suksesit 2-0 ndaj Brighton. Man. United e mbylli me fitore sezonin teksa mposhti 2-1 Wolves në transfertë ndërkohë që kampionët e Man. City shkatërruan Everton me fitoren e thellë 5-0.
