Përfundon Superliga e Kosovës, në Europë shkon Drita

Superliga e Kosovës ka ulur siparin e sezonit 2020-2021 me Prishtinën që u kurorëzua kampion për herë të 11-të. Me titullin e fituar që javën e kaluar, ndeshja e fundit në “Fadil Vokrri” vlente vetëm për rivalët e tyre të Ballkanit të cilët në fakt fituan me rezultatin e thellë 5-2 por nuk u mjaftoi për të shkuar në Europë. Heroi i ndeshjes ishte bomber i Ballkanit, Daku i cili realizoi një tripletë që gjithsesi mbetet vetë si statistikë.

Slotin e fundit për kompeticionet europiane e mori Drita që në ndeshjen e fundit triumfoi me një fitore të pastër 2-0 ndaj Arbërisë me golat e Alidemajt dhe Limanit.

Arbëria luftonte për mbijetesën dhe disfata me Dritën i çon ata një kategori më poshtë bashkë me Besën që kishte rënë disa javë më parë.

Gjithashtu për të mbetur në Superligë, do të jetë Trepça ’89 që do të shkojë në playout me ekipin që siguroi playoff

Përfundon Superliga e Kosovës, në Europë shkon Drita

nga liga e parë.