Dinamo kërkon trajner të ri, pranon dorëheqjen e Olsi Ukut

Rikthimi i Dinamos në Kategorinë Superiore ishte meritë e madhe e trajnerit Olsi Uku i cili edhe pse e mori skuadrën në Mars fitoi ndeshje të rëndësishme që e ngjitën direkt skuadrën kryeqytetase në elitë.

Gjithsesi humbja në finalen e Kategorisë Superiore ndaj Egnatias shtyu trajnerin të jepte dorëheqje që më shumë se një largim i parakohshëm ishte një ndërprerje logjike e bashkëpunimit pasi klubi dinamovit ka synime tëmëdha dhe sigurisht që do të kërkonte një trajner më me eksperiencë për Kategorinë Superiore.

Dinamo doli sot me një deklaratë zyrtare ku pranon dorëheqjen e Olsi Ukut të cilin e falenderoi për punën e madhe në arritjen e ngjitjes në Superiore.

 

Dinamo kërkon trajner të ri, pranon dorëheqjen e Olsi Ukut

Prej kohësh përflitet që Dinamo do t’i besohet Bledi Shkëmbit për sezonin e ardhshëm dhe ndoshta ditët e ardhshme do të ketë dhe një akord zyrtar që gjithsesi mund të ketë edhe surpriza me emrin e stolit.