Bushi: Luajmë për vendin e dytë. Dua përforcime nga Kombëtarja A
Më 4 Qershor, Shqipëria U21 e drejtuar nga Alban Bushi nis rrugëtimin e eliminatoreve të Europianit teksa do të debutojë ndaj Andorrës dhe 2 ditë më pas sërish në transfertë ndaj Republikës Çeke. Në konferencën për shtyp, trajneri i Shpresave, Bushi e pranon se ka një grup të fortë e të konsoloduar ndaj do të kërkojë vendin e dytë në Grupin 7 ku është edhe Anglia.
“Kemi bërë mirë në edicionet e kaluara. Kemi furnizuar ekipin A. Ky është një objektiv i joni. Këtë do bëjmë përsëri, duke filluar nga Andorra. Jemi në një grup të fortë, pro i përballueshëm. Do synojmë vendin e dytë në eliminatore. i kemi mundësitë për ta arritur këtë. Shumë lojtyarë nga edicioni i kaluar janë ende dhe e dinë se çfarë duhet të bëjmë. Unë kërkoj nga lojtarët që në çdo stërvitje dhe ndeshje të japin maksimumin. Kush lojtar nuk e bën këtë, nuk do grumbullohet më në kombëtare sa të jem unë trajner”.
Trajneri Alban Bushi pohoi se do të kërkojë ndihmë nga Kombëtarja A për një ose dy lojtarë që mund të bëjnë diferencën në këto ndeshje dhe për këtë do të konsultohet me trajnerin Reja.
“Do të marrim një lojtar shumë të mirë nga ekipi A kundër Andorrës, që mendoj se do të bëjë diferencën. Nuk janë Mitaj e Çepele, është emër tjetër. Do bëjë diferencën. Kemi nevojë për lojtarë, na mungon Çuni. Do kërkoj nga ekipi A dhe do të vendosim. Broja? Do ta diskutojmë me trajnerin, nëse mund të jetë Broja ose Kumbulla. Kemi furnizuar ekipin A. Ky është një objektiv i joni. Këtë do bëjmë përsëri, duke filluar nga Andorra. Duket një ekip i lehtë në letër por asnjë nënvlerësim”.
Lidhur me rivalët e Grupit 7, Bushi ndan Anglinë nga të tjerët dhe përveç tyre ai mendon se Shqipëria U21 mund të rivalizojë çdo skuadër të grupit.
“Çekia, Sllovenia e Kosova janë të barabartë dhe mund ta zënë secila vendin e dytë. Përballjet direkte me to do të bëjnë diferencën për t’u renditur në vendin e dytë. Anglia është ekip shumë i fortë, kemi luajtur ndaj tyre vitin e kaluar”, përfundoi trajneri i Shpresave, në konferencën për shtyp.
Nderkohë me poshtë është edhe lista e plotë me lojtaret e grumbulluar nga Bushi:

