PSG mbetet “thatë”, Lille fiton një titull historik në Francë

Në Francë pritej java e fundit për të vendosur titullin kampion ku kryesuesit e Lille ishin vetëm një më shumë se PSG dhe nuk duhej të gabonin në ndeshjen e fundit. Kështu ndodhi në sfidën ndaj Angers ku ekipi i Galtier i dha drejtim sfidës që në fillim të ndeshjes me Dadiv në minutën e 10’ ndërsa në 45+1’ ishte turku Burak Yilmaz që siguroi gjithçka. Goli i Fulgini në fund për Angers nuk rrezikoi më ekipin kampion. Ky sukses i dha titullin e katërt në histori skuadrës së Lille dhe historik duhet pranuar pasi askush nuk e mendonte në fillim se mund të rivalizonin një ekip miliarderësh si Paris Saint Germain.

Këta të fundit bënë detyrën në fushën e Brest me fitoren 2-0 teksa duhet të mjaftohen me vendin e dytë ndërsa vendi i tretë që ishte një duel mes dy skuadrave shkoi për Monacon që me barazimin pa gola ndaj Lens siguroi një vend në Champions.

E kundërta ndodhi për Lyon qëduhej të fitonte dhe u mund në shtëpi 2-3 nga Nice. Në Europa League shkojnë edhe Marseille që barazoi 1-1 me Metz kurse Rennes në Conference League pas suksesit 2-0 me Nimes.

Ndërkohë Nantes nuk e shmangu dot zonën playout pasi u mund 1-2 nga Montpellier por shpëtojnë Brest dhe Lorient.