Seria A mbyllet me emocione. Milan e Juve në Champions, Napoli jashtë
Për emrat që përfaqësojnë dhe për tifozët që kanë në Shqipëri ndoshta ishte fundi më i lumtur në Serinë A. Milan dhe Juventus sigurojnë pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm vetëm në 90’ minutat e fundit tëkampionatit duke lënë në “klasë”, Napolin e Rrahmanit dhe Hysajt. Duke përjashtuar Juven, dy ekipet e tjera e kishin vet në dorë fatin dhe vetëm duhej të fitonin por gabimin e bëri Napoli që barazoi 1-1 me Veronën dhe ku protagonist ishte Amir Rrahmani me një gol.
Ndërkohë fituesit e mëdhenj janë Milan dhe Juve, me kuqezinjtë qëkishin proven më të vështirë në përbaljen me Atalantën të cilën e kaluan me shumë vuajtje 2-0 falë një goli të Kessie me penallti në pjesën e parë dhe ne sekondat e fundit, ishte serish Kessie me penallti qe vulosi takimin. Kaq u duhej kuqezinjve që e mbrojtën deri në fund rezulatin dhe rikthehen në Champions pas 7 vjetësh ndërkohë që edhe Juventusi konfirmohet në kompeticionin madhor. Për bardhezinjtë ishte një shëtitje ndeshja me Bolognan ku fituan 4-1 në transfertë por ajo që ra në sy ishte mungesa në formacion e Cristiano Ronaldos.
Gjithsesi, të gjithë ndoshta të lumtur ndërsa në ndeshjet e tjera Spezia barazoi 2-2 me Romën, Sassuolo mundi 2-0 Lazion dhe Torino barazoi 1-1 me Beneventon.
