Rruga e "ferrit" për banorët e Bulqizës, "not" me makina sa herë ka shi
Edhe pse jemi tanimë në pranverë, kjo situatë është e zakontë në Bulqizë.
Rruga e cila lidh lagjen e vjetër me Rrugën e Arbrit, përmbytet vazhdimisht për shkak të mosmirëmbajtjes së kanaleve kulluese.
Për drejtuesit e mjeteve kjo situatë është mjaft shqetësuese dhe bëjnë apel për ndërhyrje.
"Kur bie shi është rrezik për makinat e vogla, nuk marrin masa. Shpesh janë bllokuar turbinat."
"Shumë problem, ka kohë. Këto rrugë që janë të paktën ti mirëmbajnë."
"Ka shumë ujë në rrugë dhe pengon lëvizjen e automjeteve, është një pellg shumë i madh."
Ata thonë se kjo panoramë nuk është një shenjë e mirë edhe për turistët që vizitojnë qarkun e Dibrës.
"Duhet të kishin marrë masa se është edhe sezon turistik. Çfarë mund tu tregojmë me këto rrugë që kemi?"
Një situatë e ngjashme është parë gjatë gjithë stinës së dimrit jo vetëm në këtë zonë por edhe pranë lagjes së vjetër, duke paralizuar totalisht qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

