Meta nuk shkon në Komision, në presidencë ia merr valles me përfaqësues të minoriteteve
Ndërsa Komisioni Hetimor po zhvillonte seancën e radhës ndaj tij, presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me anëtarë dhe përfaqësues të pakicave kombëtare në Shqipëri.
Diversiteti kulturor dhe dialogu ishin në qendër të diskutimeve.
Meta: Kjo ditë na ofron një mundësi të madhe për të promovuar diversietin kulturor dhe për të kuptuar vlerat e tij. Për të promovuar dhe nxitur dialogun kulturor duke nxjerrë në pah pasuritë e kulturave të pakicave në vendin tonë, për të jetuar së bashku në paqe dhe harmoni dhe per të respektuar të drejtat e të gjithë qytetarëve dhe të komuniteteve që jetojnë dhe punojnë në Republikën e Shqipërisë.Respektimi dhe mbrojtja e pakicave kombëtare si pjesë e pandarë e shoqërisë sonë ëashtë sanksionuar në Kushtetutë duke u njohur të drejtën të shprehin lirisht pa u ndalur dhe as detyruar përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare dhe gjuhësore dhe të drejtën për ti ruajtur dhe zhvilluar ato, të mësojnë dhe të mësohen në gjyhën e tyre amtare."
Më pas presidenti ka kërcyer me përfaqësues të minoriteteve.
