Vijon rinumërimi i votave të Beratit, ja sa vota i duhen LSI për të marrë mandatin

 


Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ  vijon edhe sot me rinumërimin e votave për qarkun e Beratit.Procesi nisi rreth orës 09:21.

Deri tani janë rinumëruar 69 kuti nga 114 që do ti nënshtrohen këtij procesi.

Nga rinumërimi, PS është 5 vota minus, LSI 4 plus, duke e çuar diferencën në 72 vota.

Dje u numëruan 46 kuti votimi nga 114 që do të numërohen në total.

Nga kutitë e rinumëruara, Lëvizja Socialiste rikuperoi 3 vota dhe Partia Socialiste 6 vota.