I dënuar për trafik heroinë nga Shqipëria në Itali, si u arrestua në një kafe të Durrësit 45-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2021, 10:40
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 45 vjeçar i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike në Itali.
I arrestuari është shtetasi Sokol Tatani (Isteri), banues në Durrës.Kapja e tij u bë në një kafene në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar.
"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Pizës/Itali e ka dënuar me 9 vite burg për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", si dhe autoritetet gjyqësore në Bari/Itali kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar" njofton policia.
45-vjeçari dyshohet se gjatë viteve 2001 dhe 2002 ka trafikuar sasi të ndryshme heroine nga Shqipëria për në Itali.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

