Biblioteka prej plastike,u ndërtua për fëmijët jetimë por ende jashtë funksionit

Jeta në Mianmar po vështirësohet çdo ditë e më shumë pas grushtit të shtetit që ka sjellë konflikte të vazhdueshme. Nisma të ndërmarra nga organizatat joqeveritare në ndihmë të komunitetit, kanë mbetur pezull në këtë situatë. Njihuni me një prej tyre, biblioteka prej plastike, e ndërtuar për fëmijët jetimë.

Kjo është një nga biblikotekat më unike në Mianmar, e ndërtuar me mbeturina plastike të ricikluara, për fëmijët jetimë të qytezës Yangon.

Edhe pse duhet të kishte mirapritur lexuesit e saj të rinj për këtë vit, biblioteka qëndron e zbrazët pa libra ose arkiva dhe shkak është konflikti pas grushtit të shtetit në Mianmar.

Projekti i bibliotekës në Taikkyi, një lagje në veri të qytetit më të madh të Mianmarit, filloi në dhjetor 2020 si një sipërmarrje e OJQ-ve dhe ka marrë donacione të mbeturinave plastike nga komuniteti lokal.

Duket si një shtëpi kukullash me mure shumëngjyrësh të bëra me "eko-tulla" brenda kornizave metalike, të punuara nga vullnetarët.

"Duhet të paktën rreth një orë për të bërë një eko-tullë një litërshe. Ne përdorëm 5,000 tulla eko për të bërë këtë ndërtesë," tha vullnetari Zay Yar Tun.

Biblioteka pritej të hapet këtë vit, por Mianmar ka qenë në trazira dhe ekonomia e saj u paralizua që kur udhëheqësi civil Aung San Suu Kyi u përjashtua nga pushteti në 1 shkurt.

Si rezultat i trazirave të vazhdueshme, mund të kalojë kohë para se biblioteka të mbushet me libra për fëmijë, shprehet Eric, një tjetër vullnetar.

"Tani gjithçka po ndryshon. Ne ndjehemi sikur po humbasim lirinë dhe procedurat vonohen për shkak të diktaturës ushtarake," tha ai.

Në Mianmar, qeset plastike dhe shishet e hedhura buzë rrugës dhe bllokojnë lumenjtë.

Sipas një studimi të një grupi të ruajtjes, 119 ton mbetje plastike hyjnë në lumin jetik Ayeyarëady të vendit çdo ditë, duke e bërë atë një nga rrugët ujore më të ndotura në botë.