Kundërshtoi dhe goditi policin e Rrugores te stadiumi "Dinamo", arrestohet 37-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2021, 10:05
Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.
Në pranga ka rënë shtetasi E. P. Ai akuzohet se me 19 maj, tek stadiumi “Dinamo”, ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së Qarkullimit Rrugor.
Ndërkohë 3 shtetas të tjerë që ishin me të, M. M., 31 vjeç, A. G., 26 vjeç, A. Xh., 26 vjeç, e kanë kundërshtuar dhe kanosur me fjalë punonjësin e policisë.
Për këta të fundit ka nisur ndjekja penale.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

