Fatbardh Kadilli kandidon për kreun e PD-së: Dua ta bëj fituese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2021, 12:35
Fatbardh Kadilli është kandidati i parë i cili dorëzoi sot në selinë e PD-së zyrtarisht kërkesën për të kandiduar për kryetar të kësaj partie
Në një prononcim për median ai tha se vendosi të kandidonte për ta bërë atë fituese.
"Jam në këtë garë për ti shërbyer PD-së dhe jo për të më shërbuar partia mua. Jam njeriu që e mbaj fjalën, nuk kam tradhëtuar kurrë PD e nuk do të tradhëtoj asnjë nga demokratët në këtë proces. Kandidoj për ta bërë të pastër të hapur të bashkuar dhe fituese" u shpreh Kadilli.
