Vlorë/ Arrestohet 20 vjeçari, akuzohet se plagosi me thikë djalin e efektivit të policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2021, 09:47
Një 20 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se kanë goditur me thikë djalin e një efektivi policie. Ngjarja u shënua paraditen e 20 majit në lokal në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës.
"Pas një konflikti të çastit 20 vjeçari ka plagosur me mjet prerës (thikë),të miturin 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, informoi sot policia.
Adoleshenti i plagosur është identifikuar me inicialet A.L ndërsa 20 vjeçari i arrestuar në flagrancë me inicialet L.SH. Të dy banues në Vlorë.
