Familja humbi kontaktet me të, bëhet i gjallë pas tre ditësh i riu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2021, 09:58
Lajme të mira vijnë për 25-vjeçarin, Ilir Daka, me të cilin familja kishte humbur kontaktet prej 17 majit.
Policia e Tiranës njofton se ai është gjetur mbrëmjen e djeshme dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij dhe nuk ka patur probleme.
Familja e tij u vu në alarm pas humbjes së kontakteve me të. Ai do të takonte të dashurën me të cilën bashkëjetonte sapo të linte punën në orën 19:00 por su bë i gjallë.
I vëllai i tij bëri denoncim në Komisariatin Nr 4 në kryeqytet për humbjen e kontaktit me 25 vjeçarin.
