Mbajti në "furrë" 339 dosje, shkeljet e konstatuara për prokuroren Zeneli në Dibër, drejtuesi bëri "sehir"
Prokurorja, Belina Zeneli, një nga dy prokurorët që hetoi dosjen e bujshme "184" pritet ti nënshtrohet një hetimi nga ILD me kërkesë të kryeprokurorit, Olsian Çela, për veprime të cilat mund të përbëjnë zvarritje të rëndë të veprimtarisë procedurale, si dhe shkelje të dispozitave ligjore urdhëruese të Kodit të Procedurës Penale.
Nga ana e prokurorisë së përgjithshme është konstatuar kjo prokurore ka përfunduar gjithësej 20 procedime penale nga 207 që ka patur nën hetim, numër ky disa here më i vogël se totali i procedimeve penale të përfunduara nga kjo prokurori gjatë vitit 2020.
Ajo që bie në sy nga analiza e raportit vjetor është fakti se prokurorja Belina Zeneli, nuk ka filluar asnjë material kallëzues apo referues gjatë vitit 2020, megjithëse ka mbartur një numër prej 399 materialesh procedurale, ende të paregjistruara.
Sipas prokurorisë, një numër kaq i madh materialesh të paregjistruara, dukshëm përbën mosangazhim procedural të kësaj prokurore, për të vendosur brenda 15 ditësh, mosfillimin apo regjistrimin e procedimit penal. Zvarritja e kryerjes së këtij veprimi procedural, dhe në rastet kur mund të ketë vend për regjistrim procedimi, moskryerja e veprimeve hetimore për këto materiale, dukshëm ka cënuar interesat e subjekteve të interesuara.
"Nga ana e tjetër, mosregjistrimi i 399 materialeve hetimore, dhe mbajtja e tyre në dorë, rezulton nisur nga numri i madh i tyre, të jetë rezultat i akumulimit prej një kohe të gjatë dhe moskryerja e asnjë veprimi nga ana e prokurores Zeneli".
Nën hetim së bashku me Zenelin është dhe prokurorja Xhoana Mehmetaj dhe drejtuesi i kësaj prokurorie, Rifat Kojku.
Prokuoria e Përgjithshme vlerëson se zvarritjet e çështjeve nga Mehmetaj dhe Zeneli kanë ardhur dhe nga mosushtrimi i funksioneve të ngarkuara me ligjin Nr 97/2016 dhe nga ana e drejtuesit të prokurorisë.
Konkretisht në ligjin Nr 97/16 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë”, parashikohen këto kompentenca për drejtuesin e prokurorisë".
Sot ditë pelegrinazhi për besimtarët përmetarë
21 Maj, 10:47
"Nga sa rezulton nga analizimi i të dhënave të pasqyruara, në raportin vjetor të prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, drejtuesi i prokurorisë nuk i ka ushtruar këto kompetenca ligjore, duke sjellë si pasojë mosushtrimin e ndjekjes penale, për një numër tepër të madh materialesh procedurale, si dhe për zvarritjen e një numri procedimesh penale, të cilat kanë qënë në hetim nga prokuroret Belina Zeneli dhe Xhoana Mehmetaj".
Nuk rezulton të jenë nxjerrë udhëzime jodetyruese nga drejtuesi apo të jetë kërkuar informacion për çështje.



