“Mashtrimi i BBC” për intervistën me princeshën Diana, reagojnë William dhe Harry

Djemtë e Princeshës Diana kanë kritikuar BBC për intervistën e Martin Bashir me nënën e tyre, duke thënë se ajo kontribuoi negativisht në vitet e saj të fundit të jetës. Ata shprehen të shqetësuar se kjo kulturë mediatike toksike, funksion edhe sot.

 “Mashtrimi i BBC për intervistën e Martin Bashir me princeshën Diana përkeqësoi marrëdhëniet e prindërve tanë”.

Kështu janë shprehur djemtë e Princeshës Diana, të cilët kanë kritikuar BBC për intervistën me nënën e tyre, duke thënë se ajo ndikoi negativisht në vitet e saj të fundit të jetës së saj.

Princi William tha se ai ishte " i pikëlluar" që Diana nuk mësoi kurrë se ishte mashtruar. Nëpërmjet një deklaratë, ai fajësoi drejtuesit e rrjetit BBC se kishin dështuar me “paaftësinë e tyre” dhe se “mënyra mashtruese” e intervistës që morën kishte ndikuar thelbësisht në atë që nëna e tij kishte thënë.

Gjithçka u zbulua pas një hetimi të pavarur ndaj gazetarit të BBC Martin Bashir, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen. Gjyqtari në pension Lord Dyson - zbuloi se gazetari Bashir veproi në një mënyrë "mashtruese" dhe falsifikoi dokumente për të marrë intervistën e tij.

Ndërsa Duka i Sussex akuzoi BBC për një kulturë mediatike toksike për vdekjen e nënës së tij. Duke falenderuar ata që kanë kontribuar për zbardhjen e këtij mashtrimi, ai u shpreh i shqetësuar se praktika si këto funksionojnë ende sot.

Pretigjiozja BBC ka shkruar disa herw për t'i kërkuar falje Princit William dhe Harry, babait të tyre, Princit të Uellsit dhe vëllait të princeshës Diana, Earl Spencer.