Kapet në flagrancë duke mbjellë kanabis në pyll, arrestohet i riu në Mirditë/ Emri

Një 21-vjeçar në Mirditë është arrestuar për kultivim kanabisi. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale  F. P, banues në Tale të Lezhës.

Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur "Përroi i Shlorit” në Sheshaj të Mirditës.

Nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.