Enigma me vdekjet nga Covid, Health Data: Rreth 6 herë më shumë viktima se në deklarimet zyrtare
Të tjera përplasje për shifrat e vdekjeve nga koronavirusi. INSTAT raporton për rritje deri në 4.5 herë të sëmundjeve prej këtij infeksioni, ndërsa Health Data deklaron se numri i rasteve fatale prej Covid 19 është 6 herë më shumë nga deklarimet zyrtare. Po ashtu rezulton se për rreth 1 të pestën e personave që janë ndarë nga jeta nuk kanë të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Gjatë vitit të pandemisë në Shqipëri janë shënuar 5 mijë e 668 vdekje më shumë se një vit më parë. të dhënat janë bërë të ditura nga instat ku përcaktohet se për rreth 1 të katërtën e rasteve nuk ka të përcaktuar shkaqet e humbjes së jetës.
Edhe sa i përket koronavirusi në material përcaktohet se rastet nga Sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes për shkak të Covid-19 janë gati 4.5 herë më të larta se viti 2019, por pa dhënë shifra të sakta.
Statistikat janë bërë të ditura më herët nga Minsitria e Shëndetësisë, sipas së cilës vitin e shkuar kanë humbën jetën nga Covid-19, 1181 persona.
Por një raport i fundit i Health Data e rendit Shqipërinë të katërtën në botë për vdekjet e larta nga ky infeksion.
Madje Instituti amerikan thekson se vendi ynë i ka vdekjet totale nga Covid-19 rreth 6 herë më shumë sesa deklarimet zyrtare.
Sipas të dhënave zyrtare rezulton se katër shkaqet kryesore të fataliteteve janë sëmundjet e zemrës, ato të papërcaktuara, tumoret dhe sëmundjet e mushkërive.
Vdekjet nga Grupsëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një rritje prej 23,2 % krahsuar me një vit më parë.
Në këtë grup përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga sëmundjet kronike të zemrës.
INSTAT raporton se në vitin 2020 kanë humbur jetën 27 mijë e 605 persona.

