Tentuan të rrëmbejnë dhe më pas plagosën të riun, pranga 47-vjeçarit në Fier
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja me paramendim" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje" është arrestuar nga policia e Fierit.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Viktor Selmanaj, banues në Patos.
Arrestimi i tij lidhet me ngjarjen e ndodhur në 17 gusht të një viti më parë në afërsi të stadiumit në Patos, ku pesë shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin Klajdi Sulo, i cili ka mbetur i plagosur.
Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 3 shtator 2020, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurimit "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasje me paramendim" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".
Për këtë ngjarje janë akuzuar edhe shtetasit Xh. S, E. S, A. S dhe K.S.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

